Kinë, tajfuni, 160 mijë të evakuuar

22/10/2010 14:00

Tajfuni “Megi”, më i forti që ka përshkruar veriun e Paqësorit në 20 vitet e fundit, pasi ka shkaktuar rrëshkitje dheu dhe përmbytje në Tajvan, tani po drejtohet në Kinë.

Duhet të arrihet në brigjet juglindore gjatë natës dhe nesër.

“Megi” ka shkaktuar vdekjen e 36 personave në Filipine dhe megjithë forcën e pakësuar, mbetet i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë të vdekur dhe dëme të rënda materiale.

Autoritetet kanë evakuuar 160 mijë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA