Holandë, Wilders fiton betejën e parë

22/10/2010 16:45

Politikani holandez Geert Wilders ka fituar të drejtën për rinisjen me gjyqtarë të rinj të procesit të ngritur ndaj tij për nxitje të urrejtjes ndaj myslimanëve.

Në deklaratat e tij, Wilders e ka krahasuar Kuranin me ligjet e Hitlerit dhe kur nisi procesi gjyqësor ai i tha trupit gjykues se po ndëshkon lirinë e fjalës.

Në një editorial që mbante firmën e tij në një gazetë lokale, Wilders shkruante: “Mjaft me Islamin në Holandë. Të mos lejohet më as edhe një emigrant mysliman”.

Subjekti politik i drejtuar prej tij, Partia e Lirisë, është i treti për nga madhësia në Holandë dhe pritet që të luajë një rol kyc në koalicionin qeveritar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA