Qeveria e Kosovës nuk lëviz nga qëndrimi i saj për ndërtimin e Hidrocentralit të Zhurit.
 

Dhe kjo u ripërsërit gjatë punimeve të një konference me titull: “Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë dhe Zhvillimi i Sektorit energjitik”, të mbështetur nga ministritë përkatëse të të dy shteteve. Në Prishtinë,mungoi ministri shqiptar i energjitikës ilir meta, i cili në programin e shpërndarë një ditë më para parashikohej të fliste.

Por në lidhje me këtë cështje foli homologia kosovare Justina Pula. Ajo tha se ndërtimi i hidrocentralit të Zhurit ne këtë kuadër si dhe reduktimi shfrytëzimit të linjitit, janë e  pjesë të detyrimeve që Kosova ka  ndaj Bashkimit Evropian.

“Besoj që problemet janë sa i përket koncensionimit të hidrocentraleve. Ne jemi një shtet, kemi një vizion për një treg të përbashkët”, tha Pula. Ndërkohë Agim Bregasi, përfaqësues i Ministrisë shqiptare të Energjitikës thotë se është ngritur komisioni për të gjetur zgjidhje të pranueshme për dy palët.

Qeveria e Kosovës nga ana e saj ka hapur tenderin për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit. Interesim për këtë projekt fillimisht kanë shprehur dy koncorsiume dhe një kompani. Po kështu nga 60 hidrocentrale, sa eshte e planifikuar të ndërtohen, qeveria e Kosovës në maj të këtij viti ka filluar procedurat tenderuese për 11 të tilla.

Top Channel