Heqja e vizave me SHBA, një ëndërr

22/10/2010 08:45

Liberalizimi i vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të mbetet një ëndërr për shqiptarët.

Edhe pse disa diplomatë shqiptarë në Uashington e kanë cilësuar këtë pikë si një synim, ka qenë zwvendwsndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman, i cili ka shuar entuziazmin e tyre.

Në konferencën e djeshme për shtyp, Countryman tha se “shpresa është e vërtetë. Kalendari i arritjes së kësaj brenda një viti nuk është real. Ky është një proçes i gjatë. Kam besim se shoqëria shqiptare dhe qeveria shqiptare janë të afta ta arrijnë këtë objektiv, heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara. Por, procesi i vendimarrjes për këtë është teknik dhe i hollësishëm, jo politik dhe i shkurtër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA