Është rihapur pas një viti ndërpreje galeria jugore e tunelit të Kalimashit. Kjo galeri u bllokua pas shembjeve të ndodhura në mes të tunelit.
Në ceremoninë e inaugurimit të hapjes së galerisë morën pjesë ministri i Transporteve Sokol Olldashi, homologu i tij kosovar Fatmir Limaj, si dhe ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Hapja e galerisë së dytë do të shmangë përfundimisht radhët në pritje për të kaluar në tunel. Në fjalën e mbajtur ministri Olldashi shprehu keqardhje për përfundimin e këtij projekti.
“Sot shënohet një moment shumë i bukur për këtë projekt unik që do bashkojë dy vendet”, ka deklaruar Olldashi.
Ndërsa ministri i Transporteve të Kosovës, Fatmir Limaj vlerësoi se hapja e këtij kalimi do të ndihmojë akoma më shumë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
“Përfundimisht Shqipëria dhe Kosova nuk do të jenë më sic kanë qenë para kësaj rruge, që do të sjellë zhvillim ekonomik”, ka pohuar Limaj.
Kompania “Bechtel-Enka”, që u angazhua për tre vjet për ndërtimin e rrugës dhe tunelit, pas përfundimit të punimeve do vijojë me ndërtimin e së njëjtës rrugë në Kosovë.
Top Channel