Haiti, 135 viktimat nga kolera

22/10/2010 04:20

Shkon në 135 numri i viktimave nga epidemia e kolerës që ka goditur Haitin.

Lajmi njoftohet nga autoritetet e shëndetësisë vendase të cilat saktësojnë më tej se deri më tani janë pranuar mbi 1500 raste të tjera me të njëjtën sëmundje.

Epidemia ka përfshirë Haitin pas gjendjes së mjeruar ekonomike të shkaktuar nga tërmeti i 12 janarit i cili rrënoi vendin dhe shkaktoi vdekjen mbi 200 mijë persona dhe mbi 3 milionë mbetën të pastrehë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA