Qeveria gjermane ka njoftuar se nuk do të mbështesë më shpenzimet për kthimin në vendin e origjinës të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia.

Ministria e Brendshme gjermane ka deklaruar se kërkesat për azil të qytetarëve të këtyre vendeve do të refuzohen dhe se për ta nuk do të ketë asnje detyrim financiar.

Me heqjen e regjimit të vizave, një numër i madh shtetasish serbë e maqedonas vërshuan në Gjermani për të kërkuar strehim, kryesisht në zonën e Bavarisë.

Top Channel