Francë, Senati kalon reformën e pensioneve
22/10/2010 21:50
Senati francez i ka dhënë dritën jeshile reformës së kontestuar të pensioneve, një nga masat kyce të presidentit Sarkozy për uljen e deficitit.
Lajmin e bën të ditur agjencia “AFP”, sipas të cilës reforma u aprovua me 177 vota pro, 153 kundër dhe nëntë të tjera abstenim.
Masa në fjalë parashikon ndër të tjera rritjen e moshës së daljes në pension, nga 60 në 62 vjec, brenda vitit 2018.
Ajo ka shkaktuar protesta masive nga ana e qytetarëve francezë, si dhe greva të shumta, që detyruan policinë të marrë nën kontroll rafineritë e naftës.
Top Channel