Dule: Të bëhet transparenca

22/10/2010 11:50

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar gjatë fjalës së tij në tryezën e partive të thirrura nga kryeministri Berisha, se përpara se të flitet për ndryshim të kodit elektoral, duhet të bëhet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ai theksoi se zgjidhja më e mirë për vendin do ishte dorëheqja e kreut të qeverisë dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Si do kemi kurajon e trajtimit të një pacienti, zgjedhjet e dështuara të 28 qeshorit, ndërkohë që nuk kemi bërë ekzaminimin e tyre. Kërkesa për hetimin e tyre keqinterpretohet si rinumërim, si një shpërndarje mandatesh. Ne kerkojmë atë që është e vetëkuptueshme. Edhe ju e keni kuptuar se kodi duhet ndryshuar për faktin se zgjedhjet nuk ishin të mbara. Në fillim duhet të ndodhë renditja racionale e një proçesi dhe pastaj do të bëjmë edhe amendimin e kodit zgjedhor. Ne kemi qendrimin ton për disa çështje, por këto do diskutohen kur të bëhet transparenca”, u shpreh Dule.

“Nuk është problemi ynë amendimi i kodit. Çështja është se jemi në një ngërç që e thonë edhe vëzhguesit neutral që ka vetëm një zgjidhje. Ju nuk keni nevojë të qëndroni në krye të një qeverie që çdo ditë i dalin skandalet, mund të bëni atë që gjithsecili do të bënte, do t’i hapte rrugën zgjedhjeve të lira dhe të barabarta në vend”, tha Dule.

“Vendi ka nevojë për një dialog të strukturuar”, shtoi kreu i PBDNJ-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA