Deklarohet e vdekur, zgjohet pas 14 orësh

22/10/2010 09:50

“Ndihem shumë mirë dhe kam fjetur shkëlqyeshëm”. Këto kanë qenë fjalët e para të Lidia Paillard, pas një gjumi prej 14 orësh.

Deri këtu nuk ka asnjë problem për pacienten e shtruar në spitalin e Bordosë…e vecanta është se e moshuara u deklarua klinikisht e vdekur dhe mjekët i kërkuan familjarëve lejen për t’i hequr tubat që mbanin organet e saj në jetë.

Paillard ishte shtruar në një klinikë të Bordosë për një seancë kimioterapie, kur humbi ndjenjat dhe nuk jepte më shenja jete. Pak minuta më parë kishte pirë medikamentet dhe kishte nje flakon në krah për t’i ndaluar të vjellat.

Një mjek përshkroi momentet e rizgjimit të gruas: “Ishim në kokën e saj kur papritur ajo hapi sytë, qëndroi ulur në shtrat dhe tha: Ndihem shumë mirë, kam fjetur shkëlqyeshëm”.

Një prej djemve të gruas tha se personeli i spitalit i kishte kërkuar atyre si familjarë që t’i lejonin të hiqnin tubat që e mbanin gruan në jetë.

“Ishte një kërkesë e tmerrshme ajo që na u bë. Natyrisht që jemi të lumtur që nëna jonë është gjallë por kemi nevojë për shpjegime se si ndodhi kjo gjë dhe cfarë fund i hidhur do të ishte sikur të kishim pranuar heqjen e tubave”, thotë djali i gruas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA