Bush promovon librin në Youtube

22/10/2010 02:45

Ish-presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush rishfaqet në publik pas një periudhe relativisht të gjatë heshtjeje që ka përkuar me debatet e shumta mes republikanëve dhe demokratëve për një sërë reformash të ndërmarra nga administrata Obama.

Presidenti Bush ka zgjedhur Youtube për të reklamuar librin e tij “Decision Point” që pritet të dalë më 9 nëntor të këtij viti.

Në videon 3 minutëshe ish-presidenti deklaron se libri është një tentativë për të njohur lexuesin shkurtimisht me disa vendime të ndërmarra prej tij gjatë kohës kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, si dhe motivet që e kanë shtyrë në marrjen e atyre vendimeve.

Sipas mesazhit në video Bush gjithashtu shprehet se në libër gjenden edhe reflektimet mbi vendimet e tij, të drejta dhe të gabuara.

“Reflektoj se çfarë kam bërë në mënyrën e duhur, ku kam gabuar dhe se çfarë do të ndryshoja po të kisha një shans të dytë”, shprehet ish-presidenti Bush.

Me këtë libër presidenti Bush kërkon ndoshta të ecë në gjurmët e paraardhësit të tij, Bill Klinton i cili me botimin e “My Life” arkëtoi miliona dollarë dhe rritje të ndjeshme popullariteti në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA