BQE, Sarkozy djeg Weber

22/10/2010 11:50

Semafor i kuq nga Elizeu për kandidaturën e Axel Weber, anëtar i bordit të BQE-së dhe presidenti i Bundsbank, si pasues i Jean-Claude Trichet.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “Tribune”.

Presidenti francez Nicholas Sarkozy, sipas të përditshmes, e pret me një lehtësim të madh fundin e mandatit të Jean-Claude Trichet, në presidencën e BQE-së, shumë rigoroze për gustot e Elizeut, por nuk ka asnjë qëllim të mbështesë kandidaturën e Axel Weber.

Burimet e cituara nga “Tribune” kanë theksuar se si Sarkozy ka takuar së fundmi Mario Draghi, president i Financial Stability Board dhe guvernatorit të Bankës së Italisë.

Ai konsiderohet si një nga konkurrentët kryesor të Weber për kreun e Eurotower.

Mandati i Jean-Claude Trichet do të skadojë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA