Berisha: Kutitë nuk digjen

22/10/2010 11:45

Kryeministri Sali Berisha ofron cdo hetim për zgjedhjet e 28 qershorit si dhe ndryshimin e cdo rezultati te votimeve. Duke premtuar se nuk do të djegë kutitë e votimit, Berisha kërkoi nga opozita që të marrë mendimin e Gjykatës së Strasburgut, të Gjykatës Kushtetuese dhe të bihet dakord për këtë ngërc.

“Unë nuk ju kam kërkuar asnjëherë afate dhe jam gati të ndryshojmë cdo rezultat, sepse askush nuk është skllav i pseudorezultateve”, tha Berisha.

Shefi i qeverisë theksoi se maxhoranca kërkon të ndërtojë vlerat e një sistemi dhe se në bazë të kodit moral ofron ngritjen e komisionit hetimor, me shumicë dhe drejtim nga opozita.

“Në këtë sistem askush nuk i ka të gjitha në dorë, pasi pushtetet janë të ndara”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA