“Emri”, Gruevski: Jo zgjidhje që cënon identitetin

22/10/2010 17:15

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se vendi i tij do të pranojë të mbyllë kontestin e emrit me Greqinë, vetëm nëse gjëndet një zgjidhje që nuk dëmton identitetin dhe kulturën maqedonase.

“Maqedonia ka qenë dhe mbetet konstruktive dhe e angazhuar në vazhdimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga OKB, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme, e cila nuk do të dëmtojë identitetin kombëtar, gjuhësor dhe kulturor”, ka pohuar Gruevski.

Deklaratën e tij kryeministri maqedonas e bëri pas një takimi me homologun malazez Milo Gjykanovic, ku ndër të tjera ka theksuar se zgjidhja duhet të jetë gjithashtu e pranueshme nga shumica e qytetarëve maqedonas.

Nga ana e tij, Gjukanovic është shprehur se zgjidhja e kontestit të emrit do të kishte një ndikim pozitiv jo vetëm tek Maqedonia, por tek stabiliteti i gjithë rajonit.

Top Channel