Ushqimet, grupi me rritjen më të madhe të cmimeve

21/10/2010 15:40

Dy vitet e fundit ushqimet kanë qenë grupi me rritjen më të madhe të cmimeve në tregun e brendshëm.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin e kaluar cmimet e ushqimeve shënuan rritjen rekord të viteve të fundit, me rreth 7 për qind.

Edhe për këtë vit, sipas të dhënave zyrtare, cmimet e ushqimeve janë rritur më shumë se sa norma mesatare e inflacionit. Në shtator inflacioni i ushqimeve ishte 4.3 për qind ose 1 pikë më lart se sa inflacioni mesatar.

Por brenda grupit të ushqimeve ka produkte si vaji dhe sheqernat për të cilat cmimet janë rritur deri në 8 për qind, ndërkohë që në verë inflacioni vjetor i  zarzaveteve dhe frutave ishte dyshifror.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA