Treni i linjës Mali i Zi-Tiranë del nga shinat

21/10/2010 11:00

Treni i mallrave Mali i Zi – Tiranë ka dalë sërish nga shinat. Sipas burimeve të policisë treni ka dalë nga shinat në afërsi të qytetit të Laçit, vetëm 700 metra larg stacionit të trenit.

Sipas te njejtave burimeve mesohet se shkak i daljes se trenit nga shinat ka qene amortizimi i binareve te shinave te cilat pothuajse jane kalbur plotesisht. Dalja  e trenit te mallrave nga shinat ka bere qe edhe treni i pasagjereve Shkoder Tirane te ndaloje ne Laç per gjashte ore, deri sa ekipi i avarise se hekurudhes ka bere te mundur vendosjen e trenit ne shina dhe riparimin e zones se demtuar.

Udhetaret qe leviznin me trenin e pasagjereve jane detyruar te marrin automjetet e tjera per levizjen e tyre. Nderkohe qe ky nuk eshte rasti i pare qe treni i mallrave del nga shinat ne kete ask hekurudhore, pasi rreth 20 dite me pare ne Zejmen te Lezhes treni doli nga shinat, duke nderprere qarkullimin e trenit gjate gjithe dites.

Top Channel