Presidenti serb, Boris Tadic ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me bisedimet, pasi sipas tij pala kosovare synon shtyrjen e tyre.

Tadic ka deklaruar se për disa cështje, si për shembull fati i personave të pagjetur, dialogu mund të fillojë menjëherë.

“Kjo cështje s’ka lidhje me politikën dhe me partitë, prandaj mund të fillohet menjëherë. Ndërsa cështjet e vështira mund të lihen për më vonë”, ka pohuar Tadic.

Nga ana tjetër, zyrtarë kosovarë janë shprehur më herët se, bisedimet me Beogradin është mirë të fillojnë pas mbajtjes së zgjedhjeve, të parakohshme apo të jashtëzakonshme.

Top Channel