
Spitali Ushtarak mbyll fazën e largimeve dhe emërimeve të reja në radhët e infermierëve. Ndërkohë që pak muaj më parë ka nisur edhe zbatimi i strukturës së re që ka miratuar bordi i kësaj qendre.
Sipas kësaj strukture, dhe duke pasur parasysh edhe kërkesat euroatlantike, synohet që kjo qendër të japë 80 për qind shërbim ushtarak dhe vetëm 20 për qind për civilët.
Nga ana tjetër, ky spital pritet të zëvendësojë edhe 31 ndihmësmjeket, të cilat pasi kanë mbushur moshën, ose ndodhen pranë pragut të pensionit u duhet të lënë shërbimet dhe vendi i tyre i punës t’u lihet në dispozicion brezit të ri.
Konkretisht, sipas Drejtorisë Spitalore janë 18 infermiere që kanë mbushur moshën e pensionit dhe 13 të tjera që ndodhen në asistencë, sipas ligjit për statusin e ushtarakut.
Nga ana tjetër, po sipas njoftimit zyrtar të drejtorisë së Spitalit Ushtarak, në ditët në vijim e të paktën për 4 vite nuk do të ketë asnjë reformë për sa u takon mjekëve, apo edhe personelit të mesëm siç janë edhe ndihmësmjeket.
Top Channel