SHBA: Duhen vendime të vështira

21/10/2010 15:00

Kur kriza politike në vend nuk po merr zgjidhje prej më shumë se 1 viti duke u kthyer në një rrezik serioz edhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshem , Shtetet e Bashkuara kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre,  duke i bere apel dy grupeve të gjejnë sa më shpejt gjuhën e përbashket.

Zëvendësndihmes sekretari i Shtetit per Evropën Thomas Countryman megjithate ka theksuar se SHBA nuk do te ofrojne nje plan per zgjidhjen e krizes por mirepret qe ky konsensus te arrihet mes vete politikes shqiptare dhe lidershipit te saj.

“E vetmja keshille qe une u ofrova njesoj te dyja paleve eshte se ne situata tilla, si diplomate apo politikane ka nje moment kur ju duhet te shkoni pertej pozicioneve parimore, per te shkuar tek zgjidhjet praktike.Dhe kjo nuk eshte nje loje, ku dikush duhet te fitoje dhe tjetri duhet te humbase. Ne cdo demokraci thelbi eshte te shkohet tek zgjidhjet praktike. Besoj se te dy me kuptuan, jane me pervoje dhe besoj se ne radhe te pare kane interesat e shqiptareve. Te dy kane treguar se jane miq te SHBA dhe opozicionet tona i marrin seriozisht.  Per momentin jam optimist.  Kapercimi i pozicioneve aktuale pa sforcuar palen tjeter qe te dorezohet nga te gjitha pozicionet e saj eshte thelbi i politikes apo diploamcise ne cdo demokraci parlamentare. Pra, thellbi ne situata te tilla eshte te kapercesh pozicionet aktuale dhe te shkosh drejt zgjidhjeve praktike”, tha Countryman.

Duke u rikthyer tek debati i para pak koheve per ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror, zevendesndihmes sekretari i Shtetit kerkoi qe ndryshimet te behen ne menyre te kujdesshme dhe konform standarteve te kerkuara nga NATO. Nje apel i qarte ky per rastin nese mazhoranca do te kerkoje t’i rikthehet inisiatives per ndryshimet ne kete ligj.

“Shfrytezova mundesine qe ne keto biseda te riperseris pikepamjen e qeverise amerikane se ligji per Sherbimet Inteligjente ne Shqiperi duhet bere me kujdes duhet pare me kujdes, duhet te jete konsistent me angazhimet e Shqiperise ne NATO dhe duhet te shmange nje situate ne te cilen sherbimet e inteligjences te kthehen ne nje agjensi politike”, tha Countryman.

Zyrtari amerikan i pyetur edhe per valen e akuzave per korrupsion dhe hetimet e hapura nga prokuroria theksoi se SHBA nuk kane nje pritshmeri specifike por megjithate presin te shikojne progresin dhe pavaresine e sistemit gjyqesor. Jo me pak kritik kane qene tonet edhe per mos votimin ne kuvend te ligjit per Gjykaten Administrative, te cilen zoti Countryman e quajti nje shans te humbur.

“Unë nuk do të bëjë një listë të detajuar të asaj çfarë është humbur. Në përgjithësi, çdo gjë e humbur përfaqëson një mundësi. Ngritja e një demokracie funksionuese të vërtetë kërkon një rol aktiv, jo vetëm nga ekzekutivi, por edhe nga legjislativi. Dhe ka shumë hapa për të cilat një legjislaturë aktive, me mbështetjen e partive kryesore, duhet të ishte duke punuar sot në fushën e sundimit të ligjit.  Populli i Shqipërisë nuk ka nevojë për një leksion nga një amerikan se si funksionon demokracia, por ata duan dhe ata presin një parlament që do të ndihmojë në ngritjen e një gjyqësori dhe prokurorie vërtet të pavarur, dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, si thelbësor për të ardhmen e demokracisë”, tha Countryman.

Zevendesndihmessekretari i Shtetit Thomas Countryman duket se qendrimet e SHBA-ve ja ka parashtruar qartazi gjate takimeve edhe dy krereve te partive me te medha ne qeveri dhe opozites kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te Partise Socialiste, Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA