Zyrtarë të qeverisë serbe kanë shprehur shqetësimin e tyre për incidentet e djeshme në veri të Kosovës, ku dy automjeteve të banorëve me kombësi serbe u është vënë zjarri.

“Ajo që është shqetësuese është fakti se ngjarje të tilla mund të përdoren nga shqiptarët e Kosovës dhe elementë më pak miqësorë në radhët e bashkësisë ndërkombëtare për ta cilësuar situatën në veri si kaotike”, ka deklaruar zyrtari i Ministrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic.

Ai ka kërkuar nga policia e Kosovës dhe strukturat ndërkombëtare të sigurisë që të mbikëqyrin zonën në fjalë.

“Mendoj se është e nevojshme që administrata vendore, Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR të kontrollojnë situatën dhe të mbikëqyrin gjithcka që ndodh në veri”, ka pohuar Ivanovic.

Top Channel