Rama: Kushtetuta pengon rrëzimin e qeverisë

21/10/2010 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaroi në Top Shoë se ndryshimet Kushtetuese nuk mund të rrëzojnë mazhorancën pasi opozita nuk i ka numrat e nevojshëm për mocion.

“Ndryshimet kushtetuese pengojnë PS për të bërë votëbesimin sepse opozita nuk ka as numrin dhe as kryeministrin e ardhshëm. Numrat janë një çështje e raportit një zgjedhje deputeti në raport me Kuvendin, me forcën politike që e ka vënë në listë dhe me zgjedhësit”, tha zoti Rama.

Përfaqësuesi i LSI-së u kundërshtua nga kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi. Sipas zotit Gjinushi kjo mazhorancë nuk ekziston pasi nuk ka as votat dhe as mandatet reale.

“Kjo shumicë nuk qendron as mbi votën reale as mbi mandatet reale sepse nuk janë votuesit e LSI-së që pranuan koalicionin me Berishën, por lidershipi”, tha Gjinushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA