Peza: Dasma e Ramës, tradicionale

21/10/2010 21:55

Armando Peza, personi përgjegjës për arredimin e dasmës së kryetarit të PS-së Edi Rama me zonjën Linda Basha, ka zbuluar për “Top Story” disa detaje të ceremonisë.

Ai ka treguar se bëhet fjalë për një dasmë tradicionale dhe shpenzimet e ceremonisë do i paguajë zonja Basha.

“Dasma është perceptuar si dasmë tradicionale. Si një festë pa shpenzime të tepërta. Janë përpjekur ta mbajnë në kufijtë e një feste familjare me miqtë që gëzojnë për këtë lidhje”, tha Peza.

“Me çiftin kemi pasur kontaktet e nevojshme për një rast si ky. Më tepër është angazhuar zonja Basha, por edhe ndikimet e zotit Rama kanë qenë prezent, kuptohet në kufijtë e mos ekzagjerimit”, tha Basha.

“Duke marrë për bazë numrin e të ftuarve, parashikohet që shpenzimi është i madh. Është kërkuar një menu dhe pije që të mos ekzagjerohet në shpenzime. Kjo faturë i takon zonjës Basha”, theksoi Peza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA