Terapia gjenetike mund të shkaktojë një jetesë të keqe. Një studim i kryer te minjtë tregon se me rivendosjen e aktivitetit të një gjeni në një zonë të vogël të trurit,  simptoma depresive zbehet.

Studimi është publikuar në revistën “Science Translational Medicine” dhe është bërë nga shkencëtarët e New York-Presbyterian Hospital/Weill Cornell Medical Center, të cilët do të nisin të kryejnë testet edhe te njerëzit. Proteina antidepresion quhet P11 dhe është zbuluar nga mjeku që mori cmimin Nobel për Mjekësinë, Paul Greengard.

Molekula shërben për të funksionuar receptorët e serotoninës,neurotransmetorit të ‘humorit të mirë’ një mesazher kimik, anomalitë e të cilit kanë një rol primar për depresionin.

Pa P11, receptorët e serotoninës nuk funksionojnë dhe humori i mirë nuk ‘hyn në qark’ të trurit.

Kërkuesit amerikanë të drejtuar nga Michael Kaplitt, kanë vënë re se truri i individëve depresivë ka një mungesë të P11, në bërthamën ‘accumbens’, një prej zonave kyc ku zhvillohen ndjenjat e kënaqësisë.

Top Channel