Martesa, Rama & Basha: Familjarët të lumturuar

21/10/2010 23:15

Edi Rama dhe bashkëshortja e tij e ardhshme, Linda Basha komentuan në Top Story reagimin e familjarëve, miqëve dhe të afërmve pas publikimit të lajmit për martesën e tyre.

Zoti Rama e nisi me reagimin e zonjës Aneta Rama. Ai tha se ajo ka qenë e bombarduar nga media, megjithëse nuk ka dashur të bëhet pjesë e një ngjarje që i përket jetës private të çiftit dhe se vendimi i marrë e ka lumturuar shumë.

“Ime më ka qenë e bombarduar nga kërkesat për të folur, megjithëse nuk ka dashur të bëhet pjesë për faktin që kjo është jeta jonë private. Një gazetareje i ka thënë se ajo e njeh këtë martesë dhe ka shprehur lumturinë për këtë ngjarje shumë të jashtëzakonshme për jetën time, jetën e familjes sonë”, tha Rama.

Duke foluar për reagimin e vëllait të tij, Olsi, zoti Rama tha se ai është një mbështetje mjaft e madhe morale për të. Rama tha se gjithçka është dashur të mbahet në sekret dhe larg thashethemit urban e lajmit mediatik dhe se publikimi i lajmit për zotin Rama ka qenë befasues.  

“Olsi nuk çuditet më nga unë. Ai është një mbështetje morale mjaft e madhe për mua, është fat të kesh vëlla Olsin. Dëshironim që ky evinimet të zinte sa më pak vend në hapësirën e medias dhe të thashethemit urban dhe ajo që ndodhi ishte befasuese sepse ishte një gjë e mbajtur shumë sekret sepse duam që të jetë një gjë shumë e thjeshtë, një moment ku ne dëshirojmë të trokasim një gotë me miqtë e të afërmit”, u shpreh Rama.

Ndërkohë zonja Basha foli për reagimin e vajzës së saj nga martesa e parë. Ajo u shpreh se e bija, e cila jeton në Zvicër është mjaft e gëzuar për lajmin dhe se gjithmonë ka qenë e drejpërdrejtë me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA