Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar se Maqedonia mund të nisë negociatat për anëtarësimin në BE vetëm pasi të ketë zgjidhur cështjen e emrit kushtetues.

“Komisioni Evropian rekomandon se ky vend kandidat është gati të nisë negociatat me BE-në, por pengesa e vetme është emri. Kur kjo cështje të zgjidhet, negociatat do të fillojnë shumë shpejt”, ka pohuar Fyle.

Zyrtari i lartë evropian ka shtuar më tej se në radhët e Unionit ekziston ende kushti që një vend kandidat të këtë pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare.

Top Channel