Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj ka deklaruar se Kosova nuk ndodhet në krizë institucionale pas largimit nga koalicioni qeverisës.

“Përderisa Parlamenti është funksional dhe qeveria po ashtu, nuk mund të thuhet se në Kosovë nuk ka institucione”, ka pohuar Manaj.

Për rrjedhojë, ka nënvizuar ai, nuk ka nevojë që LDK të bëjë votëbesim për qeverinë e Hashim Thacit.

Manaj ka shtuar më tej se koalicioni qeverisës u prish pasi kohët e fundit bashkëpunimi me PDK-në nuk po funksiononte më.

Top Channel