Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa do të paraqesë kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, në ditën kur do të mbahet kuvendi zgjedhor i kësaj partie.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të afërta me Mustafën, të cilat citohen nga e përditshmja lokale, “Koha Ditore”.

Sipas burimeve, aktualisht Mustafa po harton planin qeverisës të vendit, i cili do të paraqitet po në kuvendin zgjedhor.

“Profesor Mustafa do ta lexojë planin për qeverisjen e vendit, të cilin po e harton personalisht. Ndërsa më pas, kur kandidatura e tij të jetë miratuar nga delegatët, ai do të lexojë edhe programin për qeverisjen e LDK-së gjatë një mandati 4 vjecar”, kanë saktësuar burimet.

Top Channel