Numri dy i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuci ka deklaruar se Kosova ndodhet në krizë institucionale dhe në prag të hyrjes në krizë financiare.

Në një intervistë për mediat lokale, Kuci ka pranuar se qeveria aktualisht po lufton për mbijetesë dhe ka nënvizuar se legjitimiteti i saj duhet të shqyrtohet në Parlament.

“Nuk e shoh të arsyeshme që kryeministri Thaci të kërkojë votëbesimin e qeverisë. Këtë duhet ta bëjë LDK-ja, pasi asaj nuk i ka pëlqyer kjo qeveri”, ka pohuar Kuci.

Ai ka shprehur bindjen e tij se strategjia për privatizimin e PTK-së nuk ka qenë shkak për prishjen e koalicionit qeverisës.

“Ne kemi pranuar që kjo strategji të shtyhet për dy vjet, vetëm e vetëm që LDK të kthehet në qeverisje”, ka shtuar Kuci.

Top Channel