Kriza e ushqimeve? Rritje cmimesh të produkteve bazë

21/10/2010 15:30

Tregu i ushqimeve po përballet muajt e fundit me lëvizje të forta të cmimeve cka ka shtuar frikën për një tjetër krizë botërore te cmimeve te larta.

Një verë jashtëzakonisht e nxehtë në Shtetet e Bashkuara, thatësira e madhe në Rusi dhe shirat e dendur në Kanada dhe Europë kanë goditur fort prodhimin bujqësor.

Kjo ka rritur shqetësimet për një rënie të ofertës në treg, që “Financial Times” e cilëson si një situatë të ngjashme me atë të vitit 2007-2008. Disa analistë të kompanive më të njohura financiare thonë se bota është sakaq në një krizë ushqimesh duke argumentuar se prodhimi këtë vit është shumë më i ulët nga sa pritej. Përballë këtyre sinjaleve, pak ditë më parë Banka Botërore, riaktivizoi sërish programin kundër krizës së ushqimeve, i ngritur në vitin 2008, por që ishte ndaluar pas përfundimit të krizës së ushqimeve.

“Ne presim që situata në tregun e ushqimeve të mbetet e paqartë të paktën deri në vitin 2015,” deklaroi drejtori i Bankës Botërore. Pas rritjes së fortë të cmimeve të miellit, së fundmi tregjet po përballen me rritjen e cmimit të misrit, i cili krahasuar me 1 tetorin është rritur me 20 për qind, duke kapur nivelin më të lartë nga gushti i 2008. Meqënëse misri shërben si ushqim bazë për bagëtitë, frika është që shumë shpejt do të rritet cmimi i mishit dhe prodhimeve të tjera blegtorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA