Partitë politike të Kosovës nuk i janë përgjigjur ftesës së kryetarit të AKR-së, Behxhet Pacolli, për mbajtjen e një tryeze me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për krizën që ka përfshirë vendin.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, në sallën e Kuvendit ku Pacolli dhe përfaqësuesit e partisë së tij kanë pritur kolegët, nuk është paraqitur asnjë eksponent i subjekteve kryesore politike.

Sipas burimeve, të vetmit që janë paraqitur në këtë takim kanë qenë kryetari i PSD-së Agim Ceku, ai i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, si dhe Aziz Abrashi nga Partia e Pensionistëve.

Me këtë takim Pacolli synonte të unifikonte qëndrimet e partive politike, të cilat nuk po bien dakord për daljen nga kriza, të shkaktuar pas daljes së LDK-së nga koalicioni qeverisës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA