Klosi: Sulmi ndaj Beqjas, i paprecendentë

21/10/2010 11:30

Deputeti socialist Blendi Klosi deklaroi se ka nisur një sulm i paprecedentë ndaj kolegut të tij Ilir Beqja.

Në diskutimin e lirë në kuvend, Klosi theksoi se ky sulm bëhet vetëm për të shmangur malit të akuzave që po bëhen ndaj Berishës dhe oborrit të tij.

“Nuk ka asnjë reflektim as një përpjekje për duar të pastra, por vetëm sulme dhe shpifje për përfaqësuesit të një brezi të ri politikanësh. Kjo është lufta mes lufta shpresës dhe dëshpërimit, inteligjencës dhe injorancës”, tha Klosi.

Sipas tij, sot është koha për transparencë dhe zhvillim dhe qytetarët duhet të shkëputen nga bataku që i ka futur qeveria.

Top Channel