Kamëz, terror me armë në shkollë

21/10/2010 15:50

23-vjecari Elis Ademi, u arrestua nga policia gati 20 minuta pasi kishte qëlluar me armë në drejtim të katër të rinjve, të cilet e kishin dhunuar atë për shkaqe banale.(UPDATE)

I riu nga fshati Zallmner i Tiranes, por me banim me Kamez, ishte konflikuar me bashkemoshataret e tij ndersa me vone ata e kishin rrahur ate. Pas grindjes Ademi kishte marre nje automatik qe e mbante ne shtepi dhe ka qelluar ne drejtim te kater djemve duke i ndjekur ata deri ne brendesi te shkolles për agro-biznes. Kur policia e ka rrethuar 23-vjecarin ai fillimisht ka bere rezistence, duke qelluar serisht me arme ne ajer. Fatmiresisht ngjarja eshte mbyllur pa viktima.  Pak minuta pasi Elis Ademi u arrestua, shkolla prane te ciles ndodhi shkembimi i zjarrit, nderpreu mesimin.

Policia tha jo zyrtarisht se 23-vjecari nuk njihej si problematik dhe ka gjasa qe te kete qelluar me arme ne gjaknxehtesi e siper, por jo me qellimin per t’i vrare kundershtaret e tij.

Top Channel