Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov vijon sot vizitën e tij në Serbi, ku pritet të takohet me komunitetin maqedonas.

Sipas një njoftimi për shtyp të presidencës së Shkupit, Ivanov pritet të inkurajojë maqedonasit e Serbisë për të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, duke treguar përkatësinë e tyre etnike.

Sipas burimeve, Ivanov do të vizitojë gjithashtu selitë e disa sipërmarrjeve maqedonase në Beograd, si dhe do të mbajë një fjalim në Fakultetin e Shkencave Politike.

Ditën e djeshme, Ivanov takoi homologun Boris Tadic dhe kryeministrin Cvetkovic, të cilëve u kërkoi akses në arkivën e Beogradit në kuadër të procesit të lustracionit.

Top Channel