Për herë të dytë brenda 6 muajsh kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan viziton Athinen.

Udhëheqësi turk është ftuar nga kryeministri grek Papandreu për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar për ndryshimet klimaterike.

E vecanta e kesaj vizite eshte fakti se zhvillohet nen reagimet qe ka shkaktuar publikimi i nje dokumenti te fshehte nga numri i sotshme i gazetes ‘Ta Nea’, sipas te cilit Turqia eshte perpjekur te zhvilloje me Greqine, bisedime te fshehta per uljen e tensionit ushtarak midis dy vendeve, por nen presionin e Ankarase, qe te dy palet te menaxhonin se bashku ujerat e detit Egje duke e kthyer ate ne nje zone asnjanese.

Ministria e Jashtme greke nuk mohon se jane zhvilluar biseda me kete teme midis dy kryeministrave ne veren e kaluar ,por sic ka deklaruar shefi i diplomacise greke Dhimitris Dhrutsas, kur ceshtja ka arritur ne kete pike, ka qene vete Papandreu qe ka nderprere negociatat.

Marredheniet aq te perfolura midis Athines dhe Ankarase,qe kane vite qe nuk bien dakord per kufijte detare dhe ajrore,cka shkakton dhe nje gare te vazhdueshme armatimesh dhe tensionesh mbi detin Egje, jane diskutuar edhe ne takimet qe kane pasur udheheqesit greke me sekretarin e Pergjitshme te NATO-s qe ka vizituar per pak ore ne mesditen e se enjtes kryeqytetin grek.

Top Channel