Gjykata Administrative, Berisha: Nuk ka vakuum

21/10/2010 18:20

Kryeministri Sali Berisha ka prekur tre çështje kryesore gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar pak minuta më parë, atë të Gjykatës Administrative, importimit të mbeturinave dhe kuotave të universiteteve.

Kreu i qeverisë ka theksuar se Shqipërisë i mungon institucioni i Gjykatës Administrative, por nuk ka asnjë vakum ligjor dhe këto çështje shqyrtohet nga sistemi aktual i drejtësisë.

“Shqipërisë i mundon një institucion i vecantë i Gjykatës Administrative, por nuk i mundon asnjë nga kodet e kësaj fushë. Në këtë aspekt nuk ka asnjë vakum ligjor. Çështjet civile gjykohen në gjykatat e vendit në të gjitha shkallët”, është shprehur Berisha.

Ai ka bërë thirrje për një bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës së Lartë dhe KLD-së për evidentimin e këtyre çështjeve dhe krijimi i mundësisë për përshpejtimin kohor të tyre.

“Të gjendet një mundësi për përafrimin maksimal të afateve të shqyrtimit të këtyre çështjeve duke shfrytëzuar hapësirat e Kodit të Proçedurës Civile dhe atij Administrativ”, theksoi ai.

Duke folur për vendimin e qeverisë për importimin e mbeturinave me qëllim riciklimin, Berisha deklaroi se ky proçes do të jetë i sigurtë.

Ai bëri të ditur se për çdo produkt të importuar do të nxirret një vendim i veçantë nga Këshilli i Ministrave.

“Në vendimin e qeverisë nga lista jeshile për qarkullim të lirë të lejuar nga BE u përzgjodhën vetëm 1/3 saj. Nga 166 që janë gjithsej vendimi i qeverisë vendosi për importimin e vetëm 55 prej tyre. Ky vendim është vetëm në parim, pasi sipas tij importi i këtyre 55 produkteve do të bëhet vetëm me vendime të veçanta. Ky është unik për sa i përket garancive pasi ai përjashton çdo import përveç produktit që do të importohet me vendim qeverie”, tha Berisha i cili theksoi se nuk do të ketë “asnjë lloj importimi për djegie”.

Më pas kreu i qeverisë u bëri thirrje të gjitha universiteteve që kanë kapacitete dhe mundësira për projekte të reja master që të bëjnë kërkesën.

“Nuk do të ketë asnjë kufizim për ta”, theksoi Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA