Gjakmarrja, debat në Kuvend

21/10/2010 20:25

Krimi i gjakmarrjes dhe ngujimit u bënë objekt debati sot në Kuvend.

Deputeti i opozitës, Namik Dokle akuzoi qeverinë se nuk po zbaton një ligj që është miratuar që në maj të vitit 2005 për krijimin e një strukture të posaçme kundër gjakmarrjes.

Debatet u hapen pas krimit të fundit për gjakmarrje, atë të vrasjes së një pastori në Shkodër.

“Ligji është zverdhur nga neglizhenca e pushtetarëve. Në të përcaktohen detyra konkrete, por asnjë prej tyre as nuk është prekur dhe jo më të jetë kryer. Nuk është bërë asnjë përpjekje, as edhe kur kjo çështje është diskutuar në BE”, tha Dokle.

“E vërteta është krejt ndryshe. Propozimet e qeverisë janë prej kohësh në parlament, por neglizhenca juaj ka bërë që ato të mos votohen”, replikoi Bujar Nishani.

“Ato që folët s’kanë të bëjnë fare me këtë ligji. Ligji ka të bëjë me krjimin e një këshilli koordinues dhe ky nuk funksionon”, theksoi Dokle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA