Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se ajo dhe kolegët e saj në Parlamentin Evropian do të angazhohen seriozisht që Kosova të afrohet me BE-në dhe të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Deklaratën e saj, Fajon e bëri pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, ku ka nënvizuar se liberalizimi i vizave është një hap i rëndësishëm për qytetarët.

“Së shpejti Shqipëria dhe Bosnja do të hyjnë në regjimin pa viza dhe pas kësaj, vendet e Ballkanit që lëvizin të lira do të shkojë në 5. Shpresoj që së shpejti edhe Kosova do të jetë gati të hyjë në këtë regjim”, ka pohuar Fajon.

Top Channel