Beqja: Berisha ka dështuar

21/10/2010 15:25

Nis në kuvend diskutimi i kërkesës së maxhorancës për heqjen e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja.

Vetë deputeti Beqja deklaroi se shpifjet e maxhorancës ndaj tij tregojnë se kryeministri Berisha ka dështuar.

“Unë jam në politikë për Shqipërinë e të gjithëve. Nuk e kam shkelur betimin e bërë si deputet”, tha Beqja.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha deklaroi se deputeti Beqja ka fituar tre tendera në vitin 2003 në emër të diskriminimit dhe pabarazisë partiake.

Kryeministri kërkoi nga Beqja të mos hedhë baltë mbi këtë sistem, nga i cili sipas tij ka fituar më shumë se të tjerët për tenderat.

Berisha theksoi se nuk bën diskrimime për biznesin, pavarësisht nga ngjyra partiake.

Pas fjalës së Berishës, deputeti socialist Blendi Klosi akuzoi kryeministrin Sali Berisha për shpifje dhe trillime.

“Ajo që votohet sot është një gënjeshtër e madhe. Me një njeri si Sali Berisha në krye të qeverisë vendi po rrënohet”, tha Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA