Çili: Martesa stabilizon figurën e Ramës

21/10/2010 21:35

Martesa e kryetarit të PS-së Edi Rama me zonjën Linda Basha e plotëson dhe stabilizon figurën e tij. Kështu është shprehur analisti Henri Çili i pyetur në emisionin “Top Story” në Top Channel.

Ai theksoi se e njeh personalisht zonjën Basha dhe e vlerëson si një profesioniste në fushën e ekonomisë.

“E njoh personalisht në ambjente pune. Zonja Basha mishëron disa cilësi mjaft të çmuara për një zonjë në karrierë në Shqipëri. E njoh si një person diskret dhe megjithëse është një person publik, shtypi nuk kishte asnjë foto të saj në ditën që doli lajmi. Cilësia e dytë është një kompetencë shumë e lartë në fushën ku ajo është dhe ka demonstruar në detyrat e larta që ka pasur”, tha Çili.

“Kjo martesë e stabilizon dhe plotëson figurën e Edi Ramës që ka qenë një figurë e diskutueshme dhe kontraversiale. Në krahë të Edi Ramës, ajo ka për të qenë një këshiltare e vlefshme dhe stabilizatore në kuadrin politik”, theksoi Çili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA