Zogaj: Transparencë, më pas reformë zgjedhore

20/10/2010 11:25

Pas takimit të kryetarit të Partisë Socialiste dhe aleatëve, Prec Zogaj, deklaroi se Opozita e Bashkuar është e unifikuar në qëndrimin e saj se reforma zgjedhore nuk mund të nise, pa u bërë më parë transparenca e zgjedhjeve të shkuara.

Mësohet se në tryezën e sotme është diskutuar për ftesën e kryeministrit për takimin e së premtes, nga ku është dalë me qëndrimin se transparenca mbetet celësi për zgjidhjen e krizës.

“Nuk ishte kodi ai që prishi zgjedhjet, por shkelja e tij dhe rasti i Ruzhdies konfirmon deformimin”, tha Zogaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA