Vizat, Topalli falenderon Austrinë

20/10/2010 18:55

Me rastin e përvjetorit të lumturimit të Nënë Terezës, Parlamenti i Austrisë organizoi një ditë më parë në Vjenë “ditën shqiptare”, nën kujdesin e dy kryeparlamentareve, Barbara Pramer dhe Jozefina Topalli.

Në këtë ceremoni solemne për nder të Nënë Terezës, ku morën pjesë personalitete të larta austriake, zonja Topalli shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe vëmendjen që Austria tregon ndaj Shqipërisë.

Pas aktivitetit “dita shqiptare” në Parlamentin e Vjenës, zonja Topalli zhvilloi takime me autoritetet më të larta të shtetit austriak, presidentin Fisher, homologen Pramer, si dhe me ministrin e Jashtëm, Shpindeleger.

Duke i falenderuar për mbështetjen e Austrisë në procesin e liberalizimit të vizave, zonja Topalli tha se shqiptarët po presin me sens përgjegjësie mesin e muajit dhjetor, kur lëvizja pa viza do të bëhet realitet.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërise ishte e ftuar në Institutin e Politikave të Jashtme të Austrisë, i drejtuar nga ish-kancelari Volfgang Shysel, ku për herë të parë një politikani shqiptar iu dha mundësia për të mbajtur një leksion mbi progresin e Shqipërisë dhe hapat e saj drejt integrimit europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA