Van Rompuy-Topit: Të vijojnë reformat

20/10/2010 17:55

Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy ka deklaruar në takimin me presidentin shqiptar Bamir Topi në Tiranë, se Shqipëria duhet të vijojë reformat nëse dëshiron integrimin evropian.

“Mbështesin pa rezerva të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Është e rëndësishme të vazhdohet me reformat integruese”, ka pohuar Van Rompuy.

Nga ana tjetër presidenti Topi ka falenderuar zyrtarin evropian për mbështetjen dhe i ka dhënë atij garancinë për sensibilizimin e shqiptarëve mbi përfitimet nga heqja e vizave.

“Vlerësojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së. Po sensibilizojmë qytetarët për procesin e heqjes së vizave”, ka theksuar Topi.

Më tej kreu i shtetit shqiptar ka përshëndetur edhe rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, e cila sipas tij që nga shpallja e pavarësisë ka bërë progrese të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA