Van Rompuy në Tiranë, takon Berishën

20/10/2010 13:05

Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy mbërrin në Tiranë dhe takimin e parë të tij e zhvillon me kryeministrin Sali Berisha.

Nje ceremoni zyrtare është zhvilluar në kryeministri dhe pritet që pas takimit Van Rompuy dhe Berisha të dalin në një konferencë për shtyp.

Më pas presidenti i KE-së do të takohet edhe me kreun e shtetit Bamir Topi.

“Vij në Shqipëri me një mesazh inkurajimi. Inkurajim për të vazhduar reformat dhe rolin pozitiv që vendi juaj luan në rajon. Stabiliteti dhe integrimi europian i vendit mbetet i rëndësishëm për Bashkimin Europian”, deklaroi Van Rompuy në njoftimin e tij para vizitës.

Top Channel