President i Keshillit të BE-së, Herman Van Rompuy deklaroi në Tiranë se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha, Van Rompuy deklaroi se zgjerimi do të jetë një procës i bazuar mbi performancën duke patur në fokus plotësimin e standardeve dhe kritereve të Bashkimit Evropian.
“Axhenda e demokracisë dhe e shtetit të së drejtës do të mbeten të një rëndësie të madhe për të ardhmen, progresi i qëndrueshëm, reforma në gjyqësor, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten cështje kyce”, tha Rompuy.
Duke thënë garancinë se BE-ja do të ofrojë mbështetjen e saj për Shqipërinë, zyrtari i lartë theksoi se sidoqoftë vendi mban përgjegjësinë për progresin.
Duke folur për cështjen e liberalizimit të vizave, Van Rompuy theksoi se ky është një moment simbolik edhe praktik, pasi ka të bëjë me liritë themelore të BE-së, si dhe u jep qytetarëve një mundësi të prekshme.
“Liberalizimi i vizave është vetëm një hap nga realizimi i tij dhe unë kam besim se ky hap do të merret shumë shpejt”, tha Van Rompuy.
Ashtu sikurse kryeministri Berisha edhe Presidenti i Këshillit të BE-së konfirmoi se në takim është diskutuar për cështjet e bashkëpunimit rajonal.
Top Channel