
Ish-kryeministrja e burgosur e Ukrainës,Yulia Tymoshenko, do që të
ndërpresë trajtimin në spital dhe të transferohet prapa në një kamp të
punës pranë qytetit të Kharkivit.
Avokati u ka thënë gazetarëve se Tymoshenko nuk do që të trajtohet pas publikimit të “videos çnjerëzore dhe të egër”.
Një video, e cila tregon një grua që i ngjan Tymoshenkos duke bërë ushtrime fizike në një dhomë spitali, ka qarkulluar të martën në internet.
Të hënën, gjykata në Kharkiv ka shtyrë për të nëntën herë gjykimin e Tymoshenkos për “evazion fiskal”, pasi ajo nuk është shfaqur në sallën e gjyqit, duke thënë se nuk është në gjendje për shkak të dhimbjeve në shpinë.
Ish-kryeministrja ukrainase aktualisht po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për shkak të, siç thuhet, abuzimeve me detyrën zyrtare. Dënimi i saj ka nxitur reagimin e autoriteteve ndërkombëtare.
Top Channel