Transplanti i mëlcisë, profesorët përcjellin risitë

20/10/2010 00:00

Mjekë shqiptarë dhe turq kanë shkëmbyer idetë dhe përvojat e tyre në
lidhje me sëmundshmërine e mëlçisë dhe kryerjen e transplantit të këtij
organi, i cili mbetet ende një sfidë për shërbimin publik shëndetësor
dhe privat në Shqipëri.

Në konferencën e organizuar në fundjavë ku merrnin pjesë mjekë kirurgë dhe gastrohepatologë të QSUT, ishte i pranishëm dhe profesori i njohur turk, kirurgu i përgjithshëm dhe presidenti i Qendrës së Transplanteve dhe Sëmundjeve të Mëlcisë e Tëmthit në Stamboll, doktor Jaman Tokat.

Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës profesori i njohur përcolli për kolegët shqiptarë risitë e fundit të shkencës së mjekësisë, sipas së cilës, kryerja e transplantit të mëlcisë përmes donacioneve të gjalla është më efikas se marrja e organeve nga kadavrat, ose të vdekurit.

Mjeku shpjegoi në ligjëratën e tij se të dy pacientët dhe i transplantuari dhe donatori duhet të jenë në vëzhgimin e mjekëve për të marrë rregullisht mjekimet e duhura dhe nëse kjo sndodh atëherë vihet në rrezik jeta e tyre.

Për mjekët turq, transplanti i mëlcisë është një operacion mjaft i kushtueshëm por është më mirë të ndërhyhet përmes transplantit i cili ka për qëllim ndërrimin e mëlcisë së sëmurë me të re, sesa një kurë e zgjatur në vite me medikamente mjaft të kushtueshmne.
  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB