Tiranë, arrestohet avokati Hysni Beti

20/10/2010 20:25

Task Forca në prokurorinë e Tiranës ka arrestuar pasditen e së mërkurës avokatin e njohur Hysni Beti.

Avokat Beti akuzohet për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Përgjithshme, avokati kishte kohë që ishte në përgjim.

Arrestimi i tij është bërë në kushtet e flagrancës, në marrjen e shumave 150 mijë dhe 100 mijë lekë për të ndikuar tek gjyqtari i cëshjtjes, prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore.

Task Forca ka kryer kontrollin e zyrës së avokatit Hysni Beti me synim mbledhjen e provave materiale, ndërsa arrestimi i tij është bërë në praninë e një përfaqësuesi të Këshillit të Dhomës së Avokatisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA