Presidenti serb Boris Tadic deklaron se arrestimi i të shumëkërkuarit Ratko Mlladic është cështje kohe.

“Dua që Serbia të lirohet nga hija e kriminelëve të luftës dhe me kapacitet të plotë të bëhet kandidat për anëtarësim në BE dhe t’u kthehet zgjidhjes së probleme të njerëzve në mënyrë konkrete”, ka deklaruar Tadic, bën të ditur Telegraf.

Ai ka thënë se është i bindur se shumica e qytetarëve serb janë pro gjykimit të gjithë kriminelëve të luftës dhe dënimit të tyre të ligjshëm.

Top Channel