Sllovenia shpreson që ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian të përshpejtojnë integrimin e Serbisë në BE, gjatë takimit që do të mbahet javën e ardhshme.

Ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar ka deklaruar se, meqenëse Serbia pranoi kërkesën e BE për të biseduar me Kosovën, atëherë Brukseli duhet të shpejtojë shqyrtimin e kandidaturës së saj.

Por disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kundërshtojnë dhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë, për shkak se Beogradi nuk po arreston gjeneralin Ratko Mlladic, i kërkuar për krime lufte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA