Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka deklaruar se Shqipëria dhe Bosnja mund të penalizohen nga BE për shkak të Serbisë dhe Maqedonisë.
Sipas Malmstrom, shkak për këtë rrezik është bërë fluksi i kërkesave të qytetarëve serbë e maqedonas për azil në vendet e BE-së, pas liberalizimit të vizave.
“Kjo tendencë është shumë shqetësuese dhe mund të dëmtojë seriozisht të gjithë procesin e liberalizimit të vizave me Ballkanin perëndimor”, është shprehur Malmstrom.
Qëndrimin e saj, komisionerja e ka bërë të ditur në një letër dërguar ministrit të Brendshëm serb Ivica Dacic dhe asaj maqedonase, Gordana Jankulovska.
“Disa vende të BE-së po përjetojnë sërish një fluks alarmues të personave që vijnë nga vendet tuaja dhe kërkojnë azil”, iu është drejtuar Malmstrom dy ministrave.
Top Channel